Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Zgjedh Institucionin
Zgjedh Vitin
Zgjedh Tremujorin
Zgjedh kategorinë
Platforma e Statistikave Anti-Korrupsion Statistikat për Prokuroritë, Gjykatat dhe Policinë

Rreth platformes

Platforma e Statistikave Anti-Korrupsion është përgatitur nga Lëvizja FOL, në të cilën platformë në baza të rregullta: tre mujore dhe vjetore do të publikohen statistikat anti-korrupsion të policisë, prokurorisë dhe gjykatave. Duke shkrirë punën e më shumë se tre viteve të ekipit të Lëvizjes FOL në monitorimin e ligjeve dhe të politikave kundër korrupsionit në Kosovë, FOL me këtë platformë po bën një  hap tjetër më të avancuar në përmbushjen e misionit të saj, mision i cili është në funksion të llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve publike. Në fakt, me këtë Platformë, FOL po adreson në mënyrë specifike edhe kërkesat e Bashkimit Evropian, përmes studimit të fizibilitetit, i cili ka kërkuar  një harmonizim të statistikave në përgjithësi dhe të statistikave që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës zyrtare dhe të përfshirjes në afera korruptive.

Lëvizja FOL, duke u përballur më probleme të ndryshme sa i përket verifikimit të numrave të saktë në lëndët anti-korrupsion, ka ndërmarr këtë iniciativë, e cila besojmë do të shërbej në funksion të përgjegjshmërisë më të madhe nga ana e institucioneve publike.

Për më shumë, qëllimi i kësaj platforme është t’i krijojë mundësi dhe qasje secilit qytetarë të Kosovës për punën dhe angazhimin e institucioneve të vendit në luftën anti-korrupsion duke u bazuar në të dhëna të matshme dhe të krahasueshme. Lëvizja FOL po krijon një sistem që është tërësisht i ri, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Këto të dhëna do të freskohen në vazhdimësi, dhe kategori të reja do të krijohen për të zhvilluar më tej këtë qasje, e cila është jetike në veçanti për matjen e ndikimit të zbatimit të ligjeve dhe politikave anti-korrupsion në vend. Ne, presim që këto të dhëna do të jenë të  dobishme  për  institucionet  tona,  sidomos për sistemin prokurorial dhe atë gjyqësor,  që  të  reflektojnë  dhe  të  rrisin efektivitetin  e  luftës  kundër  korrupsionit,  i  cili  faktikisht  po  mban  peng  të tashmen e qytetarëve dhe të ardhmen evropiane të tyre.

Platforma është mundësuar me një mbështetje të rëndësishme nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) në Prishtinë.